Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Basha sfidon sërish kryemnistrin Rama, prezanton para dibranëve dy shtyllat e besimit
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha çeli sot fushatën në Dibër nga ku ftoi për të dytën herë publikisht kryeministrin Edi Rama në një përballje televizive. Basha akuzoi Ramën si kryeministër fasadash e plamash dhe theksoi se ai do të jetë kryeministër i familjeve në nevojë. Kryedemokarti po ashtu i bëri thirrje qytetarëve të njohim forcën e bashkimit ashtu siç e njohu Shqipëria në 'Çadrën e Lirisë' dhe përmes votës së 25 qeshorit t'i kthejnë Shqipërinë shqiptarëve.
Deklarata e plotë e Bashës:
Lulzim Basha me ekipin e tij celin fushatën në Dibër: Fton sërish Ramën në debat për gjendjen e vendit Lulzim Basha hapi fushatën në Qarkun e Dibrës bashkë me ekipin e tij. Basha përsëriti kërkesën ndaj Edi Ramës për të dalë në një debat televiziv përpara shqiptarëve.
“Prandaj Edi Rama nuk flet për bilancin e tij. Sepse nuk ka bilanc. E harxhon kohën me barcaleta dhe sulme ndaj opozitës. Dje, ia thashë nga Fieri, sot ia përsëris nga Dibra, meqë Dibra e ka për traditë; ftesën për debat të drejtpërdrejtë, televiziv. Le të na dëgjojnë dibranët, le të na dëgjojnë shqiptarët, cili është bilanci yt Edi Rama si kryeministër? Cili është bilanci im si kryetar i opozitës? Cili është programi yt Edi Rama? Cili është programi im dhe i Republikës së Re? Le të gjykojnë shqiptarët, le të vlerësojnë shqiptarët. Mos ua moho shqiptarëve debatin! Mos ki frikë nga debati! Përgjigju dhe eja në debat!”, tha Basha.
Lideri demokrat tha para dibranëve se Republika e Re do të ketë një ekonomi të fortë për të pasur një shtet të fortë.
“Ne vijmë këtu të ndërgjegjësuar për damkën e madhe të turpit që ka marrë politika në gjithë këto vite e në veçanti në katër vitet e fundit. Unë vij këtu i ndërgjegjshëm që mosbesimi i shqiptarëve vetëm është thelluar nga mosmbajtja e fjalës gjithë këto vite. Por unë vij këtu, t’u kërkoj të më besoni në programin e përbashkët që ne ndërtuam për Republikën e Re. Dy janë shtyllat e besimit, e para plani ynë është i thjeshtë. Paratë e koncesioneve, tenderave, fasadave, palmave të cilat republika e vjetër i shpërdoroi, i abuzoi dhe i vodhi, ne do ti kthejmë tek ju, tek qytetarët shqiptarë. Unë, nuk do të jem kryeministri i fasadave, unë nuk do të jem kryeministri i pikturave, unë nuk do të jem kryeministri i palmave. Unë do të jem kryeministri i dibraneve dhe dibranëve të ndershëm, i njerëzve punëtor. Do të jem kryeministri i familjeve në nevojë dhe do të rris ndihmën ekonomike, do ta dyfishoj atë brenda 4 viteve të ardhshme. Do të jem kryeministri i pensionistëve shqiptar, pensioni për pensionistët shqiptarë në krye të 4 viteve do të arrij në 250 mijë lekë në muaj. Do të jem kryeministri i rinisë dhe studentëve, të cilët, u jap fjalën që do të rihapim Universitetin e Dibrës. Unë do të jem kryeministri i fermerëve, shtoi Basha, të cilët do të marrin drejtpërdrejtë ndihmë financiare nga shteti në bazë të sipërfaqes së tokës që punojnë, në bazë të krerëve të bagëtive që mbarështojnë dhe prodhimit që gjenerojnë. “Unë do të jem kryeministri i të papunëve sepse Republika e Re dhe Lulzim Basha kanë një qëllim, të hapin fabrika, të hapin vende pune. Çdo lekë do të shkojë për të punësuar shqiptarët, fund fasadave, fund palmave, fund telajove. Le ta kthejmë Shqipërinë një kantier pune! 1 miliard euro në vit do të çlirohen dhe do të xhirojnë në ekonominë shqiptare me taksat e ulëta të Republikës së Re. Këto do të përkthehen në vende pune, do të përkthehen në rroga më të larta, do të përkthehen në më shumë mundësi për punësim. Këto janë prioritet e mia”, tha Basha.
Ai u kërkoi bashkim dibranëve, dhe të marrin në dorë Dibrën me 25 qershor. “Në katër vite keni dëgjuar këto 4 vite sa jeni shurdhuar nga veshët si premtimi për rrugën e Arbrit. 97% prej jush do paguanin më pak taksa, fermerët do marrin të gjithë subvencione, 300 mijë vende pune që i bie me dhjetëra mijëra vende pune për dibranët. Të gjithë këto premtime, gjithë këto zhgënjime është fare e drejtë dhe e kuptueshme që dibranët ti thonë lanet e sikter politikës. Republika e Re është mbi të gjitha premtimi, është mbi të gjitha zotimi ynë i përbashkët se që këtej e tutje fijet nuk do ti ketë në dorë një njeri apo dy njerëz por Shqipërinë dhe Dibrën do ta kenë në dorë Dibra për dibranët, Shqipëria për shqiptarët. Ju do ta merrni në dorë Dibrën. Ky është mesazhi, ky është kushtrimi, kjo është thirrja e 25 qershorit. Sot Dibrën nuk e keni ju në dorë. Ju e dini shumë mirë se kush e ka sot Dibrën në dorë. Si do ta merrni Dibrën në dorë, çfarë do të thotë ta merrni Dibrën në dorë? Në radhë të pare, do të thotë të bashkohemi të gjithë e ta njohim forcën e bashkimit ashtu siç e njohu Shqipëria në Çadrën e Lirisë për 90 ditë, ashtu siç e njohën kundërshtarët tanë. Në radhë të dytë do të thotë të shkojmë derë me derë këto 4 javë për të ndezur shpresën e vdekur dhe venitur të dibranëve”, tha Basha.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38