Flash News

KRYESORE

"Basha shalqi me provë që nuk hahet!", PD i përgjigjet Ramës: E nise me premtime e mbylle me mashtrime; Kungull hyre, i tillë dole!

"Basha shalqi me provë që nuk hahet!", PD i përgjigjet

“Basha është shalqi me provë”, kështu do ta cilësonte kryeministri Rama kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në konferencën e sotme, ndërsa u pyet për planin e rimëkëmbjes të propozuar nga PD. Menjëherë pas këtyre komenteve të Ramës, ka reaguar ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet se “7 vjet Rama e nisi me fjalë e premtime e do ta mbyllë me mashtrime.”

“Shqiptarët s’kanë  ç’presin më. Rama nuk është shalqi me provë, por kungull që sikurse hyri edhe doli”, vijoi më tej Salianji.

Reagimi i plotë i Salianjit:

Shqiptarët s’kanë  ç’presin më. Rama nuk është shalqi me provë, por kungull që si hyri doli.

Faktet janë këto:

Në 7 vjet e nisi me fjalë e premtime e do ta mbyllë me mashtrime. Shëndetësia në kolaps, arsimi në krizë ekonomia në pikiatë, borxhi stratosferik, papunësia, investimet e huaja që  nuk u panë kurrë, pasurimi i një grushti njerëzish dhe varferia ekstreme në çdo cep të vendit. Këto jane faktet!

Kungulli mbetet kungull, por një kungull si ky as nuk e gatuan dot. Mendoni që është aq kungull sa mendon se me premtime e mashtrime shpreson ta shtyjë ende. Koha e qeverisjes së kungujve ka mbaruar.

Le të shkojnë të rriten në serat e Surrelit.

Shqiptarët duan ndryshim!

Të fundit