Flash News

KRYESORE

Basha shpalos planin për bllokimin e zgjedhjeve në Kavajë, por ja çfarë planifikon PS dy ditë para votimeve

Lulzim Basha ka shpalosur sot planin për bllokimin e zgjedhjeve në Kavajë, më 7 maj, me anë të një proteste mbarëkombëtare, ku mbi 20 mijë vetë pritet të marrin pjesë.

Megjithatë, Partia Socialiste po sillet në mënyrë indiferente, duke vijuar me planet e saj dhe duke mos marrë në konsideratë paralajmërimet e opozitës.

Në faqen e PS-Kavajë dhe FRESSH-Kavajë është dhënë njoftimi  se me datë 5 maj, dy ditë përpara votimeve, do organizohet në stadiumin ‘Besa’ festa e birrës.

Ky event organizohet çdo vit në Kavajë, por ndryshe nga vitet e tjera, kur festa është organizuar në 1 maj, kësaj here nga drejtuesit e bashkisë dhe partisë është preferuar të spostohet afër ditës së zgjedhjeve.

Ndërkohë, në 2015-ën, kur zhvilloheshin zgjedhjet lokale, festa e birrës u organizua në muajn qershor.

Të fundit