Flash News

KRYESORE

Basha shpërfill 'garën' jashtë PD. Kujton poetët e pushkatuar: Saharaja s'di të ëndërrojë...

Basha shpërfill 'garën' jashtë PD. Kujton poetët e

Kandidati per kreun e PD, nuk ka bërë ende asnjë koment publik për grupin anti-Basha të grumbulluar rreth Astrit Patozit, i cili ka mbajtur takimin e dytë sot në Vlorë në kuadrin e një turi për mosnjohjen e zgjedhjeve për kryetarin e partisë më 22 korrik. Basha ka vazhduar me garën përballë Eduard Selamit duke iu shmangur daljeve publike apo intervistave. Edhe statuset në Facebook kanë qenë të rralla. Pardje ai ka postuar një reagim për 'listën e zezë' të Ramës, ndërsa sot një përkujtim për poetët e vrarë nga diktatura komuniste, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi.

Postimi i plotë:

40 vjet më parë diktatura komuniste ekzekutoi dy poetë, dy shpirtra e mendje të lira. I vrau sepse liria e të menduarit, fjalët dhe kurajoja e Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit ishin kërcënim për regjimin.

Diktaturat i mban në këmbë padija, frika, heshtja, shuarja e ëndrrave. Sepse, sikurse shkruante Vilsoni: “Saharaja s’di të ëndërrojë/Ajo bluan gurë me mend’ e saj…”

Jetët dhe vepra e Gencit dhe Vilsonit janë një thirrje ende e gjallë për të gjithë ne, për lirinë dhe dinjitetin e njerëzve, për shpresën, për të ardhmen.

Të fundit