Flash News

KRYESORE

Basha shpërndan postimin e Kim për Gjykatën Kushtetuese: Çdo zvarritje në emërimin e gjyqtarëve vonon daljen nga kriza dhe negociatat

Basha shpërndan postimin e Kim për Gjykatën Kushtetuese:
Kreu i PD, Lulzim Basha ka shpërndarë postimin e ambasadores amerikane Yuri Kim pas opinionit të Komisionit të Venecias. Krahas postimit të ambasadores, Basha thekson se çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Lider demokrat thekson se funksionimi i Kushtetueses plotëson 2 nga 15 kushtet për negociatat dhe rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore. Reagimi i Lulzim Bashës Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore.

Të fundit