Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Basha shpreh mbështetjen për studentët dhe sfidon gazetarët: Me siguri këtë deklaratë do e prisni në darkë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se opozita është në mbështetje të studentëve dhe se i mbështet ata me të gjitha format dhe mënyrat.
“Partia Demokratike dhe unë e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat dhe natyrisht që jemi atje me mish, me shpirt e me mendje. Njerëzit tanë, fëmijët tanë, i mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat. Prindërit janë atje për t’i mbështetur. Jam i vetëdijshëm se nuk ka nevojë, përkundrazi, kundërshtari politik po mundohet ta instrumentalizojë politikisht këtë çështje. Nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi, për t’i shërbyer pikërisht propagandës së ndyrë të Edi Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon këta të rinj”, u shpreh Basha në një prononcim për mediat.
Kreu i demokratëve nuk i ka kursyer as kritikat për mediat duke e cilësuar problem blerjen dhe korruptimin e tyre. Basha sfidoi edhe gazetarët duke thënë se me siguri këtë pjesë të deklaratës së tij do e presin në edicionin e lajmeve.
“Edi Rama u jep lek, dhe opozita u prish punë se i denoncon. Denoncon pronarët e këtyre mediave që janë të përfshirë tek “Unaza”, denoncon pronarët e këtyre mediave që bën pazare natën me Edi Ramën. Sa më keq është Edi Rama, aq më shumë tendera dhe koncesione përfitojnë pronarët e mediave. Jeni live besoj, apo jo, se me siguri do e prisni në darkë, do i fusni gërshërën”, deklaroi Lulzim Basha.
Prononcimi i plotë i Lulzim Bashës
Pyetje: Zoti Basha, do jeni sot në protestën e studentëve?
Basha: Sot është protesta e studentëve. Partia Demokratike dhe unë e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat dhe natyrisht që jemi atje me mish, me shpirt e me mendje. Njerëzit tanë, fëmijët tanë, i mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat. Prindërit janë atje për t’i mbështetur. Jam i vetëdijshëm se nuk ka nevojë, përkundrazi, kundërshtari politik po mundohet ta instrumentalizojë politikisht këtë çështje. Nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi, për t’i shërbyer pikërisht propagandës së ndyrë të Edi Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon këta të rinj, të cilët kanë një kërkesë të thjeshtë: Plotëso 8 kërkesat, plotëso 8 kërkesat një orë e më parë. Ne i mbështesim studentët dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim me të gjitha format dhe mjetet.
Pyetje: Kur do riktheheni në parlament, të enjten apo të premten?
Basha:Atë do t’jua bëjmë të ditur, pasi të kemi marrë një vendim politik, në konsultim me të gjithë aleatët.
Pyetje: Kur do merret ky vendim?
Basha: Do ta keni informacionin, pa merak.
Pyetje:Zoti Basha, në fakt studentët nuk kanë pranuar as përfaqësuesit e opozitës…
Basha: Jo, këto janë mashtrimet e televizioneve të blera nga qeveria me tenderakorruptivë, televizioneve të krijuara me tenderakorruptivë, të cilët mundohen ta paraqesin këtë si një protestë apolitikë. Kjo është një protestë thellësisht politike, natyrisht jo partiake. Kjo është një protestë kundër një ligji korruptiv për arsimin e lartë, që e ka sjellë këtu gjendjen. Ne kemi qenë kundër ligjit prej fillimit. Problemi është se mediat e korruptuara dhe të blera, në vend që të tregojnë të vërtetën, mundohen të sjellin shenjën e barazimit, përse?
Sepse Edi Rama u jep lek, dhe opozita u prish punë se i denoncon.
Denoncon pronarët e këtyre mediave që janë të përfshirë tek “Unaza”, denoncon pronarët e këtyre mediave që bën pazare natën me Edi Ramën.
Sa më keq është Edi Rama, aq më shumë tendera dhe koncesione përfitojnë pronarët e mediave.
Jeni live besoj, apo jo, se me siguri do e prisni në darkë, do i fusni gërshërën.
Është fare e qartë.
Bijtë e shqiptarëve janë në protestë.
Studentët janë në protestë, kanë kërkesa legjitime, ne i mbështesim, pikë!
Ne jemi kundër Ligjit për Arsimin e Lartë.
Ç’rëndësi ka përse nuk e çuam në Gjykatë Kushtetuese? Sepse Gjykata Kushtetuese ishte e kapur nga Edi Rama, jua kam thënë.
Dhe, do ta hidhte poshtë dheEdiRama do të thoshtë “ E shikon, ishte edhe kushtetuese”.
Vjedhja që u bëhet prindërve të shqiptarëve një herë me taksa, pastaj me tarifa të shtrenjta.
Por nuk është kjo çështja.
Çështja sot është, do të vazhdoni të mbeteni peng i propagandës së një njeriu që ka blerë gjithçka, përfshirë pronarët e mediave tuaja, përfshirë ekranet tuaja.
Do të jeni peng të tyre? Apo do t’i shërbeni interesit publik?
Sepse keni edhe ju detyrën tuaj. T’i shërbeni interesit publik. Shkoni vendosjani këto kamera Arta Markut pyeteni, se përse nuk ka nisur hetimet për Edi Ramën i cili është planifikuesi, ideatori dhe përfituesi i vjedhjes 40 milionë euro tek “Unaza”.
E keni bërë këtë gjë?
Por nëse s’e keni bërë i thoni kryeredaktorit, më vjen keq, por po bëhemi qesharakë.
Ka plasur një aferë nga e cila duhej të kishin rënë 10 qeveri ndërkohë dhe ju duhet të bëni detyrën tuaj si gazetarë.
E di që jeni në kushte shumë të vështira, e di që Edi Rama i ka kapur ekranet, i ka kapur mediat, e di që po përdor propagandën, përçarjen siç po e përdor kundër studentëve, është detyrë e të gjithë që të zgjohemi se ky është momenti. Ky është momenti që të jemi të gjithë bashkë, pavarësisht bindjeve politike.
Po jua them, pavarësisht bindjeve politike, kundër një grushti politikanësh, kriminelësh, oligarkësh dhe pronarësh mediash, që e kanë sjellë Shqipërinë në këtë derexhe.
Të jemi bashkë dhe ne sot këtë thirrje kemi.
Të gjithë qytetarët të bashkohen me studentët, të bashkohen me protestën e tyre të drejtë, të mbështesin kushtet e tyre, njësoj siç i mbështesim ne.
Falemnderit!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38