Flash News

KRYESORE

Basha shprehu shqetësim për mjedisin, Berisha i qëndron hec-eve në Valbonë: Nuk marr përsipër t’i privoj shqiptarët nga energjia

Basha shprehu shqetësim për mjedisin, Berisha i qëndron hec-eve

Pak javë më parë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se hec-et që po ndërtohen në Luginën e Valbonës duhen rishikuar sa i përket impaktit që ato kanë në mjedis, por i të njëjtit mendim nuk është ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Gjatë emisionit ‘360 gradë’, Berisha tha se lumejtë e alpeve në Shqipëri kanë kapacitet energji me hidrocentralin e Fierzës dhe kjo është arsyeja përse dha leje për ndërtimin e hec-eve në Valbonë.

“Duhet të dish një gjë, nga lumi i Tropojës dhe deri në Vukël janë lumejtë e alpeve. Kapaciteti energjetik i tyre është i barabartë me Fierzën. Unë personalisht nuk marr përsipër t’i privoj shqiptarët nga kjo energji. Kam parë zona të stër-bukura dhe kam parë hidrocentrale aty të ndërtuara. Unë jam vet mjedisor, jam i dhënë pas mjedisit, por di një gjë, nëse plotësohen kushtet e mbrojtjes së mjedisit nuk ka të paprekshëm, përveç lumit të Gashit për shkak të florës”, deklaroi Berisha.

Shumë ambientalistë, vendas dhe të huaj, kanë kritikuar vendimin e qeverisë Berisha për të ndërtuar hidrocentrale në Valbonë, një prej zonave më të bukura në të gjithë Shqipërinë.

Të fundit