Flash News

KRYESORE

Basha: Shqipëria ka një tufë politikanësh banditë që kanë kapur shtetin, përballja me popullin e pashmangshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se Shqipëria nuk ka më as kryeministër, as Kuvend, as prokurori, as polici, as gjykata as qeveri, por një tufë politikanësh banditë që kanë kapur shtetin dhe marrë peng vendin.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i opozitës paralajmëron se përballja me popullin është e pashmangshme dhe se fundi i diktaturës së krimit i sigurtë.

“Shqipëria nuk ka më as kryeministër, as Kuvend, as prokurori, as polici, as gjykata as qeveri, por një tufë politikanësh banditë që kanë kapur shtetin dhe marrë peng vendin. Përballja me popullin është e pashmangshme dhe fundi i diktaturës së krimit i sigurtë”, shkruan Basha.

Të fundit