Flash News

KRYESORE

Basha shton kandidatët në Tiranë, Ahmet Prençi në listë

Partia Demokratike ka dorëzuar në KQZ listën përfundimtare me 194 kandidatë për zgjedhjet e 25 qershorit, nga 14o deputetë që ka Kuvendi. Lista ka patur shumë prurje të reja kjo edhe për shkak të largimeve që kanë ndodhur dy ditët e fundit.

Në Tiranë janë vendosur 50 kandidatë, ndonëse ky qark nuk mund të ketë më shumë se 34 të tillë. Ajo që bie në sy në listë është emri i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi. Prençi është renditur i 20-ti, pozicion jo shumë i favorshëm për të.

PD ka shtuar kandidatët edhe në shumë qarqe të tjera, si dhe ka patur pak ndryshime në pozicionimin në listë të kandidatëve.

Të fundit