Flash News

KRYESORE

Basha: Shuma që dha Rama për shqiptarët gjatë pandemisë, më e vogël se për projektin te Tirana e Re

Basha: Shuma që dha Rama për shqiptarët gjatë

Kreu i PD, Lulzim Basha akuzon qeverinë Rama se ka lënë pas dore interesat e shqiptarëve, duke vënë më parë ato të oligarkëve.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha tha se deri tani sipas Tatimeve kemi humbur 61 mijë vende pune, ndryshe nga vendet e rajonit.

“Deri tani kemi humbur sipas tatimeve mbi 61 mijë vende pune. Shifra mund të jetë dy herë më e lartë se kaq.

42.5 mln euro është shuma që Rama ka dhënë për 3 mln shqiptarë, ku janë mijëra prej tyre të papunë dhe bizneset janë në stres të jashtëzakonshëm.

Me TVSH shuma për projektin që u ka dhënë oligarkëve te Tirana e re është më e lartë se sa shuma për shqiptarët në këto 8 javë të varfërimit dhe stresit dhe pasigurisë për bizneset.

Kjo vjen për një aryse, edhe gjatë pandemisë, qeveria Rama nuk ka hequr dorë nga një tipar: vendosjen e interesave të oligrakëve mbi interesat e shqiptarëve, zhvillimit të ekonomisë, thithjes së investimeve.

5 vetë kanë të drejtë të marrin frymë ekonomikisht në qeverinë e Ramës, me afera të pastra korruptive si koncesionet dhe PPP korruptive”, shprehet Basha.

Të fundit