Flash News

KRYESORE

Basha: Shumë banesa të pabanuara në Shijak, banorët kanë nevojë për ndihma

Kreu i opozitës Lulzim Basha kërkoi nga qeveria më shumë vëmendje në Shijak, pasi banorët po flenë jashtë banesave të tyre si pasojë e dëmtimeve nga tërmeti.

“Sapo pashë nga afër situatën në Shijak ku qindra banesa janë të pabanueshme sidomos në zonën e “Luginës”. Shumë qytetarë flenë nëpër makina, dhe një pjesë tek të afërmit.

Banorët kërkojnë vëmendje më të madhe. Ata më thanë se përveç ditës së parë, nuk ka pasur asnjë kontakt më nga autoritetet. Nuk kanë asnjë ide çfarë do të bëhet me ta.”, tha Basha.

Ai shtoi se sot është nata e katërt që nuk futen dot në banesa.

“Kanë nevojë për ndihma materiale, ushqime, dyshekë dhe batanije. Banorët ankohen se ndihma e ofruar deri më tani është e pamjaftueshme.

Përveç zonave të goditura rëndë si Durrësi dhe Thumana, duhet menjëherë tu vihet në ndihmë edhe zonave të tjera ku njerëzit janë në vështirësi të mëdha dhe ndihen të braktisur.”

Të fundit