Flash News

KRYESORE

Basha: Sot gjithë kombi mban zi, Adem Demaçi një ndër simbolet e qëndresës kombëtare

Basha: Sot gjithë kombi mban zi, Adem Demaçi një ndër

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Adem Demaçit. Në mesazhin e tij, Basha thotë se sot gjithë kombi mban zi sepse humbi një ndër njerëzit që me sakrificën, fisnikërinë dhe mendimin e tyre përbëjnë shtylla që mbajnë peshën e krenarisë kombëtare.

Kreu i PD-së shprehet se Adem Demaçi si një ndër simbolet e qëndresës kombëtare, mbetet përherë në kujtesën e kombit.

“Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, Mandelës së Kosovës.

Sot gjithë kombi mban zi sepse humbi një ndër njerëzit që me sakrificën, fisnikërinë dhe mendimin e tyre përbëjnë shtylla që mbajnë peshën e krenarisë kombëtare.

Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Demaçi, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe gjithë popullit të Kosovës, për këtë humbje të madhe.

Adem Demaçi si një ndër simbolet e qëndresës kombëtare, mbetet përherë në kujtesën e kombit që përkulet me mirënjohje të thellë para sakrificës dhe kontributit të tij të pavdekshëm për Kosovën”, shprehet Basha në rrjetin social Facebook.

 

Të fundit