Flash News

KRYESORE

Basha sot në plazh me të shoqen? PD përgënjeshtron Taulant Ballën me fakte: Shikoni ku ndodhet kreu i PD

Basha sot në plazh me të shoqen? PD përgënjeshtron Taulant

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ka postuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet sipas tij sot kreu i PD, Lulzim Basha bashkë me të shoqen, buzë bregdetit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i PD, ku përmes fakteve hedh poshtë pretendimet e Ballës se në një ditë si 30 qershori, do ta gjente Bashën duke pushuar me familjen buzë detit.

Sipas zyrës së shtypit, Basha ndodhet në selinë e tij, madje i shoqëruar edhe me disa përfaqësues të medias.

“Duke qene se asnje media nuk respektoi standardin me minimal te raportimit perpara se te perhapte mashtrimet e Taulant Balles, duke pyetur gazetaret e tyre ne PD apo zyren e shtypit te PD, apo te kontaktonte vete zotin Basha, apo te lidhej me ndonje nga bashkepunetoret e tij, mund te konfirmoje pranine ne seli nepermjet gazetares se Abc News, e cila ndodhej ne seline e PD, kur zoti Basha doli te takohej me gazetaret”, reagon PD.

Video e Ballës: 

Të fundit