Flash News

KRYESORE

Basha sqaron të rinjtë: Nuk ka pazare dhe kompromise me të keqen

Basha sqaron të rinjtë: Nuk ka pazare dhe kompromise me të keqen

Nga Durrësi, ku po zhvillon një takim me 200 anëtarë të rinjtë demokrat, Lulzim Basha është shprehur se misioni i Partisë Demokratike është kombëtar dhe lidhet me fatet e Shqipërisë. Basha u tha të rinjve se ka refuzuar të zgjedhë rrugën e pazareve dhe të kompromiseve me të keqen dhe se bashkimi i të gjithëve  do të shemb tiranine e krimit.

“Pa i çuar para drejtësisë politikanët e korruptuar, Shqipëria nuk shkon drejt Europës. Misioni ynë është mision kombëtar. Ne historinë e shoqërive, vijnë momente si ky qe jemi ne sot, ku duhet të vendosësh nëse do të zgjidhësh rrugën e rehatit, pazarit dhe kompromisit me te keqen, apo rrugën e vështire hyjnore për Shqipërinë dhe për njerëzit e saj.

Ne jemi në krah të projektit tonë, për Shqipërinë si gjithë Europa. Ne nuk luajmë me porta të krimit dhe oligarkëve siç luan Edi Rama. Ne kemi mision që nuk i takon një partie të zakonshme, ne jemi bashkimi që hodhëm diktaturën e Enver Hoxhës. Bashkimi ynë do të shemb tiraninë e krimit, me çdo kusht, çmim dhe sakrificë“, deklaroi Basha.

Të fundit