Flash News

KRYESORE

Basha sulmon ambasadorët: Kanë fshirë drogën dhe krimin nga raportet

Basha sulmon ambasadorët: Kanë fshirë drogën dhe krimin nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha sulmoi sot nga ‘Çadra e Lirisë’ ambasadorët se kanë fshirë nga raportet drogën, krimin dhe korrupsionin të cilat sipas tij janë realiteti i qytetarëve shqiptarë.

Sipas Bashës zyrtarët e lartë ndërkombëtarë janë bërë njësh me Edi Ramën dhe krimin, jo për interesat e partnerëve tanë strategjikë, por vetëm për xhepat e tyre.

“Në planin ogurzi të Ramës prishja e zgjedhjeve dhe kapja e Kuvendit ka një rëndësi jetike. Ndaj gjithçka është bërë në funksion të këtij plani. Nëse ne nuk pranojmë të jemi fasadë do të ketë një Parlament monist, rikthim në 27 vite më parë. Të gjithë elementët e komplotit ishin përgatitur për këtë skenar. Po, dorga, krimi, korrupsioni, realiteti i përditshëm i qytetarëve ishin fshirë nga mediat e kapura, ishin fshirë nga raportet e zyrtarëve të korruptuar të institucioneve ndërkombëtare. Sot ata janë bashkëfajtor me Edi Ramën dhe nuk e nxjerrin dot veten nga rrethi vicioz ku e kanë futur veten e tyre. Janë bërë njësh me Edi Ramën dhe krimin, jo për interesat e partnerëve tanë strategjikë, por vetëm për xhepat e tyre të korruptura. E vërteta e Shqipërisë dhe shqiptarëve të zhytur në dëshpërim nuk depërtoi dot derisa ju u ngritët dhe u bashkuat në këtë lëvizje madhëshotre, qytetare, kombëtare dhe demokratike. Të vetmit që ia dolën t’u tregojnë partnerëve të vërtetën ishit ju, ishte ky bashkim i madh. Sot Europa mbarë e njeh problemin e madh të drogës, krimit dhe korrupsionit qeveritar në Tiranë. Sot të gjithë aleatët tanë e kanë pranuar se Edi Rama e zhyti Shqipërinë në një gjendje dështimi dhe falimentimi total. Sot të gjithë e dinë se shumica dërrmuese e qytetarëve të ndershëm shqiptarë janë në këmbë dhe në këmbë do të qëndrojnë deri sa të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme që do të luftojë krimin, do të realizojë dekriminalizimin dhe do të garantojë votën e lirë. E di çdokush që rrugë tjetër nuk ka” tha Basha.

 

 

Të fundit