Flash News

KRYESORE

Basha sulmon median e majtë: Paguhet me lekët që u vidhen qytetarëve

Basha sulmon median e majtë: Paguhet me lekët që u vidhen

Protestës të banorëve të Unazës së Re i është bashkuar kryedemokrati Lulzim Basha. Përkrah banorëve Basha ka përsëritur se kjo është një aferë prej 100 milionë eurosh e kryer nga qeveria e krimit dhe korrupsionit.

Gjatë fjalës së tij Basha sulmoi edhe televizionin Report që njihet për qëndrimet përkrahëse ndaj qeverisë, për të cilin tha se paguhet me lekët që u vidhen shqiptarëve.

 “Prej një viti ushtrohet terror nga një bandë kriminelësh që vendosën të vjedhin euro në aferën e Unazës së Re. 100 milionë euro është çmimi i aferës i një shteti të pandarë nga krimi dhe korrupsioni. Këta qindra policë punojnë në kushte të vështira, ata i shërbejnë një hajduti si Rama, që ka burgosur tre njerëz sepse mbronin pragun e shtëpisë. Drejtësia e kapur edhe e korruptuar e Ramës nuk ndalet.  Në një vend ku kriminelët janë të lirë, ndërsa ata që mbrojnë shtëpitë burgosen.

Televizionit qeveritar Report tv i them se paguhet me lekët që u vidhen qytetarëve. E drejta për të protestuar është më e shtrenjtë se e Karlo Bolinos për të fituar në kurriz të qytetarëve.

Në shkelje të ligjit e kushtetuës janë ata që vjedhin si Bolino i Report tv”-tha Basha, i cili në përfundim të fjalës përgëzoi gazetarët që i shërbejnë interesit të popullit.

Të fundit