Flash News

KRYESORE

Basha sulmon Ramën: Hajduti psikik mbron kriminelët si Dako sepse falë tyre ruan pushtetin

Kryetari i Partisë Demokratike e ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama sa i përket mosreagimit ndaj ish krye bashkiakut të Durrësit, Vangush Dako. Sipas kreut të opozitës, Rama po bën çdo gjë që të mos ta nxjerrë Dakon përpara drejtësisë, pasi ai është bankomati i tij personal.

Departamenti i Shtetit vendosi që si ish kryebashkiakut, ashtu edhe familjes së tij, t’u heqë vizat për në SHBA.  Basha shkroi në profilin tij në Facebook se vjedhjet e zgjedhjeve me krimin dhe grabitja e Durrësit janë bërë me mbrojtjen, dijeninë dhe për përfitimin e Edi Ramës.

“Ai mbron Vangjush Dakon, si bankomatin personal të parave të pista. Edi Rama i mbron kriminelët brenda dhe jashtë politikës, sepse me ta e merr dhe e mban pushtetin.”, shkroi kryetari i opozitës.

Statusi

Hajduti psiqik po bën ç'të mundet që të harrohet bankomati i tij personal Vangjush Dako. Bën sikur nuk e di, nuk e sheh, nuk e dëgjon atë që sheh gjithë Shqipëria.

Edhe pse SHBA e shpalli non grata Vangjush Dakon për “përfshirje në raste të mëdha korrupsioni” ai nuk ka dalë para drejtësisë për asnjë rast korrupsioni. Kjo sepse Dako mbrohet nga Rama. Ai nuk është thjesht një politikan i korruptuar por pjesë e krimit te organizuar, me të cilin vodhi zgjedhjet për llogari të pushtetit të Edi Ramës.

Vjedhjet e zgjedhjeve me krimin dhe grabitja e Durrësit janë bërë me mbrojtjen, dijeninë dhe për përfitimin e Edi Ramës që e mbron Vangjush Dakon, si bankomatin personal të parave të pista. Edi Rama i mbron kriminelët brenda dhe jashtë politikës, sepse me ta e merr dhe e mban pushtetin.

Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin, për të vënë qeverinë në interes të qytetarëve, jo të krimit dhe të oligarkëve me të cilët Rama vjedh dhe grabit çdo ditë shqiptarët.

Të fundit