Flash News

KRYESORE

Basha sulmon Ramën për paketën anti-KÇK: Përpjekja e tij e fundit për të sabotuar SPAK-un

Basha sulmon Ramën për paketën anti-KÇK: Përpjekja e

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha u ndal edhe te krijimi i strukturës anti-KÇK që kryeministri Rama lajmëroi se do të prezantojë nesër.

Nga ana e kryedemokratit nuk munguan akuzat, duke e quajtur anti-KÇK-në si një strukturë paralele që synon të dëmtojë SPAK dhe BKH.

 “Rama miratoi një ligj që e bënte kapon e SPAK dhe BKH. Edi Rama e ka ankth SPAK dhe BKH. AntiKÇK është përpjekja e fundit për të sabotuar SPAK-un. Rama e di mirë që SPAK dhe BKH e pavarur është një kërcënim për të dhe bandën e tij. Ne kërkojmë ngritjen e tyre sa më shpejt.

Ndyrshe, me ligjet e saj kjo qeveri po i nxjerr nga burgu kriminelët“, tha Basha.

Të fundit