Flash News

KRYESORE

Basha sulmon Tahirin në zonën e tij: Trafikanti u bë ministër, emblema e kriminalizimit të Shqipërisë

Basha sulmon Tahirin në zonën e tij: Trafikanti u bë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zgjedhur zonën e Kombinatit në Tiranë për të sulmuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Kombinati është zona ku kandidon Tahiri dhe Basha ka promovuar në takim Fuad Haxhiymerin, kandidatin e PD-së, që vjen si propozim i PAA-së.

Basha tha se Tahiri ishte një trafikant që Edi Rama e bëri ministër të Brendshëm. Ai theksoi se ish-ministri është emblema e kriminalizimit të Shqipërisë.

“Një trafikant na u bë ministër i Brendshëm. Saimir Tahiri është emblema e dështimit dhe kriminalizimit total të Shqipërisë, e vetmja arritje e Edi Ramës”, u shpreh kryeopozitari.

Të fundit