Flash News

KRYESORE

Basha takim lamtumire me Lu: PD krenare për miqësinë me SHBA, i uroj mirëseardhjen Leyla Moses-Ones

Basha takim lamtumire me Lu: PD krenare për miqësinë me SHBA, i

Ish-ambasadori amerikan Donald Lu i ka shkuar në zyrë sot kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Lidhur me këtë takim lamtumire, i cili është edhe i fundit para se Lu të zhvendoset për në Kirgistan, Basha publikon një foto me zyrtarin e lartë amerikan dhe shkruan në Twitter se PD ka qenë dhe vijon të jetë krenare për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA.

“Takim lamtumire me ambasadorin Donald Lu dhe mirëseardhje me zv. ambasadoren Leyla Moses-Ones. PD krenare për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA, partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar”, shkruan Basha.

Të fundit