Flash News

KRYESORE

Basha takim me aleatët në Vlorë, denoncon me emra lidhjet me Shullazin: Jemi në emergjencë kombëtare

Basha takim me aleatët në Vlorë, denoncon me emra lidhjet me

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka nisur me denoncime konkrete takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur paralel me seancën parlamentare në Vlorë.

Ndërsa në krah të tij qëndrojnë aleatët opozitar, Basha i cilëson si një ‘tufë delesh’ shumicën e pranishme sot në Kuvend për votimin e ligjit që do t’i hapë rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

“Rama një hajdut me damkë, ka vjedhur pasuritë e shqiptarëve. U kapën me një akt vjedhje, u kapën flagrant në aktin e vjedhjes përmes procedurës së përshpejtuar Rama -Fusha për grabitjen e pronës publike e TK, që të ngrejë 7 kulla me vlerë 200 mln euro”, u shpreh Basha, ndërsa ka denoncuar edhe rastin e djeshëm, ku prokurorët e Krimeve të rënda refuzojnë hedhjen e shortit për çështjen Shullazi.

“Kjo është vepër e kamikazës Donika Prela. Sot gjyqi për Shullazin është pa prokuror, s’ka prokuror për të gjykuar banditët. Shullazi, Tahiri dhe Rama janë një. Ky është shërbimi i Ramës ndaj Shullazit. Shumë të tjerë po lirohen, drejtësia e shteti në kolaps, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë. Jemi në emergjencë kombëtare, ku shteti ka rënë, s’ka gjykata, Prokuroria ka rënë, referuar rastit të Shullazit”, u shpreh Basha.

Të fundit