Flash News

KRYESORE

Basha takim me biznesin e vogël në Durrës: 1 mijë euro çek për biznesin, plani ynë synon të nxisë konsumin

Basha takim me biznesin e vogël në Durrës: 1 mijë euro

Kreu i PD, Lulzim Basha po zhvillon sot takim me biznesin  vogël në Durrës.

Teksa ka parë nga afër situatën e krijuar pas pandemisë, Basha po shpjegon planin e rimëkëmbjes me pesë pika të prezantuar dy ditë më parë.

“Ka rënë puna për shkak të rënies së turizmit, edhe fuqia blerëse ka rënë shumë. Kështu si duket është shumë keq”, iu drejtua Bashës një përfaqësues i një biznesi të vogël.

Basha tha se në planin e shpalosur për rimëkëmbjen ekonomike parashikohet 1 mijë euro çek për biznesin dhe injektim kapitali biznesit të vogël.

“Për ata që rimerren në punë do ketë pagesë për biznesin, 2 mijë lek për pensionistët. Hallka kryesore është konsumi, pa ra konsumi bie prodhimi. Plani ynë synon të nxisë konsumin. Kam parë lista nëpër dyqane që shtohen, por bizneset nuk ia dalin më të japin ushqime me listë. Plani synon që familjet të arrijnë një minimum mujor për të jetuar dhe ti japim shtysë një shtrese të mesme”, tha Basha.

Të fundit