Flash News

KRYESORE

Basha takim me ekspertët për të ofruar zgjidhje për situatën kritike

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u takua me ekspertët më të mirë në vend në përballimin e situatës së vështirë ku ndodhet Shqipëria pas tërmetit të 26 nëntorit..

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin pedagogë inxhinierë, gjeologë, arkitektë, ekspertë të sizmiologjisë dhe të ndërtimit. Aty u diskutua rreth masave që duhet të marrë Shqipëria për normalizimin e situatës në një kohë sa më të shpejtë, por edhe për të ardhmen.

Në takim ishin personalitete të njohura si Ismail Hoxha, Faruk Kaba, Skënder Allkja, Markel Baballëku, Fisnik Kadiu, Ernest Noka, Rikard Luka, Sokol Allaraj, Marin Biçoku, Besnik Aliaj, Gafurr Muka, Lulzim Shena, Klid Premti, Sazan Guri, Mentor Balili, Shemsi Prençi.

Ata sollën përvojën e tyre dhe propozime konkrete, të cilat do të jenë baza për propozimet e Partisë Demokratike për përballimin e situatës. Kryetari Basha vlerësoi se Shqipëria ka burime të mjaftueshme njerëzore për të evidentuar problematikën dhe për të dhënë zgjidhje, por kërkohet koordinim, mbështetje dhe financim.

Një nga problemet e vëna në dukje është që Shqipëria nuk e ka të plotë rrjetin e saj sizmik, nuk ka financimet e duhura dhe Instituti I Sizmiologjisë është përjashtuar nga oponenca sizmike e ndërtimeve.

Të fundit