Flash News

KRYESORE

Basha takim me investitorët në Itali: U tregova se si do ta zhvillojmë Shqipërinë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha zhvilloi një takim me drejtues të suksesshëm të industrisë, infrastrukturës, dhe logjisitikës, në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia-s, ku i informoi ata për planin ekonomik që ka për të rikthyer zhvillimin në Shqipëri.

Ai theksoi se zhvillimi ekonomik dhe punësimi, janë prioriteti kryesor i PD-së.

“I informova për planin tonë ekonomik, i cili nis me çlirimin e tregut nga krimi, nga oligarkia dhe korrupsioni si dhe nga burokracia.

Përmes politikave ekonomike dhe lehtësirave për të bërë biznes, do ta kthejmë Shqipërinë në një vend tërheqës për investimet e huaja, konkurrues me çdo vend tjetër në rajon.

Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, janë prioriteti kryesor i PD. Investimet e huaja janë jetike për rritjen e punësimit dhe zhvillimin e ekonomisë.

Plani ynë ekonomik ka një fokus të rëndësishëm në këtë drejtim. Por së pari duhet garantuar konkurrenca e ndershme dhe luftuar korrupsioni që sot i mban investitorët larg vendit tonë.”, ishte mesazhi i Bashës në Facebook.

Të fundit