Flash News

KRYESORE

Basha takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve: Qeveria keqmenaxhoi krizën nga Covid-19, në dëm të shqiptarëve

Basha takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve:

"Qeveria e keqmenaxhoi krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëve dhe në favor të miqve të saj." Kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të hënë gjatë një takimi me përfaqësues të Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, mbi ecurinë e mëtejshme të aktivitetit pas pandemisë së Covid-19.

“Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek nga qeveria, biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen dita-ditës. Qeveria e keqmenaxhoi krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëve dhe në favor të miqve të saj. 41.5 milionë euro ka dhënë Edi Rama për 3 milionë shqiptarë, ku janë qindra e mijëra të papunë dhe biznese gati për t'u mbyllur, ndërkohë që, po kaq, i ka dhënë qeveria klienteve të saj për 2 km rrugë tek Unaza e Re”, deklaroi Basha.

Ulja e ndjeshme e prodhimit dhe eksporteve si dhe humbja e vendeve të punës, ishin disa nga problematikat e parashtruara nga përfaqësuesit e Shoqatës. Ata shprehën shqetësimin se ndonëse kërkesat e tyre për përballimin e krizës gjatë pandemisë janë parashtruar, qeveria nuk ka marrë asnjë masë konkrete për t'ju ardhur në ndihmë.

Basha siguroi se PD do të jetë në krah të biznesit duke mbështetur kërkesat e tyre legjitime, si rruga e vetme për të shmangur katastrofën ekonomike dhe humbjen e dhjetëra mijëra vende pune.

Të fundit