Flash News

KRYESORE

Basha takim me studentët: Do të sigurojmë stazh për 10 mijë studentë në vit, me pagesë

Basha takim me studentët: Do të sigurojmë stazh për 10

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me studentët në Universitetin Politeknik të Tiranës, është fokusuar tek rëndësia e një arsimi të mirë dhe programeve të stazhit.

“Në Gjermani pata mundësi të drekoja me 8 stazhierë në Bundestagun gjerman. Nga 8 stazhierë shqiptarë, dy kanë nisur punën në Bundestag dhe të gjithë ishin të zgjedhur përmes programeve të stazhit që Bundestagu ka për studentët që vijnë nga rajoni ynë. Ky është jo thjeshtë një prioritet, por duhet të jetë një prioritet absolut për studentët tanë. Për këtë arsye ne kemi parashikuar në programin tonë, një mundësi stazhi për 10 mijë studentë shqiptarë në vit.

Pra 10 mijë studentë shqiptarë në vit, do të përfitojnë mundësinë përmes konkurencës, të jenë diku në praktikë pune në sektorin privat apo në institucione shtetërore. Mënyra se si do të realizohet, do të reflektojë prioritetet e zhvillimit të Shqipërisë, sepse kur bën stazhin e bën me synimin që të mësohesh me praktikën e punës dhe të gjesh një vend pune. Fjala kyç këtu është një vend pune. Edhe nëqoftëse qeveria financon 100 mijë stazhe, nëse ska vende pune çfarë do të bësh?! Prandaj gjithçka duhet të jetë në funksion të krijimit të vendeve të qëndrueshme të punës me kushte dhe paga dinjitoze

Në programin e ri të PD do të sigurohet fondi për stazh për 10 mijë studentë në vit, të financuar me 30 mijë lekë në muaj, që bëjnë urën për kalim nga universiteti në tregun e punës. Kjo do të sigurohet nga bashkëpunimi universitet- biznes- qeveri. Stazhi nuk është zgjidhja, por një pjesë e rëndësishme e saj”, shprehet Basha.

Basha ka shtuar se investitorët e huaj dëbohen dhe pengohen, pasi taksat janë shumë të larta dhe mbështeten oligarkët. Sipas tij, edhe paratë që duhet të shkojnë për arsimin shkojnë në duart e oligarkëve.

Të fundit