Flash News

KRYESORE

Basha takime me bizneset në Durrës: Vuan ende pasojat e tërmetit, Ramavirusi po i zhyt drejt falimentit

Basha takime me bizneset në Durrës: Vuan ende pasojat e tërmetit,

Pas Tiranës, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar disa takime me qytetarët dhe bizneset në Durrës. Kryedemokrati thekson se Durrësi ndërsa ende po vuan pasojat e shkaktuara nga tërmeti, pandemia e Covid-19m e ka thelluar ëshë më shumë krizën ekonomike.

Basha bën përgjegjës qeverinë për situatën në të cilën ndodhen qytetarët dhe gjatë periudhe pandemie, teksa shton se janë të shumtë ata edhe në Durrës që nuk kanë marrë ndihmën e premtuar nga qeveria.

Reagimi i plotë:

Në Durrësin që vuan ende pasojat e tërmetit të nëntorit, pandemia vetëm se e ka thelluar më shumë krizën ekonomike. Në rrugë dhe dyqane, qytetarët që takova më shprehën shqetësimin për mungesën e plotë të ndihmës nga qeveria Rama.

Janë të shumtë dhe në Durrës ata që nuk kanë marrë rrogën e premtuar nga qeveria. Ndërkohë që rihapja e bizneseve me fasha orare të reduktuara veç uljes së xhiros shoqërohet dhe me faturat e larta të energjisë elektrike, tatimeve dhe taksave vendore. Përditë e më zi shohin durrsakët ndërsa sezoni turistik i këtij viti pritet të jetë i vështirë dhe me humbje të pallogaritshme për turizmin e qytetit. Familje të tëra që do të kenë më pak të ardhura për shtëpitë e tyre pasi një nga burimet kryesore do shterrojë.

Qeveria Rama e keqmenaxhoi situatën e pandemisë në kurriz të shqiptarëve, duke favorizuar 10 oligarkët, klientë të saj. Në Durrësin e goditur rëndë nga tërmeti dhe pandemia, Ramavirusi po i zhyt qytetarët në varfëri dhe biznesin drejt falimentimit.

Të fundit