Flash News

KRYESORE

Basha takime në Elbasan, shpjegon para studentëve thelbin e politikës së re në arsim

Basha takime në Elbasan, shpjegon para studentëve thelbin e

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me studentë dhe qytetarë të Elbasanit nga ku sqaroi thelbin e politikës së re.

Basha tha se thelbi i politikës së re do të jetë financimi i arsimit duke filluar nga parashkollori dhe theksoi se  tarifat do të jenë të përballueshme për çdo familje sipas modeleve europiane.

“Universitetet do kenë tarifa të përballueshme me Republikën e re, nuk do të ketë më prag që se kapërceni dot.

Që kur kam qenë student kam parë si menaxhohen universitetetet, është bota akademike që menaxhon situatën. Në republikën e re Univeristetet do ti menaxhojnë trupa e studentëve dhe trupa e akademikëve.

Këto janë ndryshimet që do të ndodhin, për maturantët do të ndiqet procedura meritë-preferencë.

Arsimi i lartë financohet nga buxheti dhe buxheti nga taksat e shqiptarëve dhe ju e paguani një herë, e paguani me TVSH ku 20% shkon tek shteti. Vetëm me TVSH mblidhen 1.6 milionë euro në vit. Lekët e taksave nuk i kanë çuar për arsimin. Thelbi i politikës së re do të jetë financimi i arsimit nga parashkollori, tarifat do të jenë të përballueshme sipas modeleve europiane” tha Basha.

Të fundit