Flash News

KRYESORE

Basha takon banorët e prekur nga përmbytjet në Valias: Kam parë dhimbje të madhe, m’u desh të përmbaja veten  

Basha takon banorët e prekur nga përmbytjet në Valias: Kam

Kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet në Valias, në vijim të turit të takimeve me qytetarë.

Në këtë takim, Basha ka trajtuar problematikën e përmbytjeve dhe neglizhencën e qeverisë për mosdëmshpërblim të familjeve.

“E mbaj mend shumë mirë atë ditë kur reshjet arritën kulmin dhe kjo zonë u përmbyt e gjitha. Kam qenë tek shumë prej jush dhe kam parë me sytë e mi se si banesat kishin dalë tërësisht jashtë funksionit. Kam parë me dhimbje të madhe, më është dashur të përmbaja veten, kur shikoja lot të prindërve sepse i gjithë mundi i jetës së tyre dhe kursimet e fëmijëve nga emigracioni i kishte marrë lumi. Në krye të detyrës ishin vetëm punonjësit e bashkisë dhe kryetari i bashkisë. Asnjë zyrtar i shtetit, i qeverisjes qendrore nuk shihej. Edhe kur i kërkonin në telefon në raste emergjence nuk dukeshin. Vetëm pas tre apo katër ditësh kur situata u qetësua, por gjendja vazhdonte të mbetej e mjerë, erdhi fantazma. Erdhi dhe lëshoi dy apo tre batuta e barcaleta, u rrahu krahun dy tre punëtorëve të bashkisë që po punonin, dhe i tha kryetarit, do të kesh fondin 700 mijë Euro që të përballosh emergjencën. Natyrisht ishte një tjetër mashtrim. Asnjë kokërr leku nuk iu dha Bashkisë së Kamzës. Asnjë cent dëmshpërblim 700 familjeve të cilët u përmbytën për shkak jo vetëm të motit por pakujdesisë dhe neglizhencës së Edi Ramës”, u shpreh Basha.

Të fundit