Flash News

KRYESORE

Basha takon big-ët e Europës dhe merr mbështetje për zgjedhjet 

Basha takon big-ët e Europës dhe merr mbështetje për

[gallery link="file" columns="1" size="large" ids="2725,2726,2727,2728,2729,2730,2731,2732,2733" orderby="rand"]

Kryetari i opozitës Basha ka zhvilluar takime me udheheqës të partive të djathta europiane, pjesa më e madhe e të cilëve janë në pushtet në vendet kryesore të Europës, si dhe me drejtues të institucioneve Europiane.

Basha, njofton zyra e shtypi në PD, u ka parashtruar kërcënimin real të zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqiperi prej krimit, drogës dhe parave të pista, si dhe ka kërkuar mbështetjen europiane për këtë betejë që po zhvillon opozita. Kjo ishte tema e bisedës me Presidentin e PPE, Josef Daul, dhe me Sekretarin e Pergjithshëm Antonio Lopez Isturiz.

Basha është tajkuar edhe me Ministrin e Jashtëm austriak, Sebastian Kurz; Komisionerin europian për Sigurinë, Dimitri Avramopulos; me Pier-Ferdinando Cazini, kreu i senatit italian; me kreun e opozitës greke Kyrjakos Micotaqis; me Senatori italian Mario Mauro; me kryetarin e grupit Forza Italia në Senatin Italian, Paolo Romani; me Presidentin e Këshillit të Europës, Pedro Agramunt, me kryeministrin kroat Andre Plenkovic; me fituesin e zgjedhjeve në Bullgari, Borisov;  me Doris Pack; me kreun e kristiandemokratëve holandezë Sybrand Buma; me kreun e Komisionit të Jashtem ne PE, David Mcallister; me kreret e partive simotra të Suedisë dhe Sllovenisë, Ministrin federal të Bujqësisë në qeverinë gjermane, Christian Schmidt. Në këto takime është theksuar nevoja që ka Shqipëria për të ndalur planin e qeverisë për vjedhjen e cënimin e votës, e për të mbajtur zgjedhje të lira e të ndershme.

Kryetari i opozitës Basha do të marrë pjesë sot në Samitin e Partisë Popullore Europiane, forumi më i lartë politik i formacionit të djathtë në Europë, ku pritet të takohet dhe bashkëbisedojë me krerët e partive simotra dhe krerët e qeverive dhe institucioneve europiane. PPE është grupimi më i madh politik në Parlamentin Europian dhe aktualisht përfaqësuesit e saj janë në krye të tre institucioneve kryesore të BE, në Parlamentin Europian, Këshillin Europian dhe Komisionin Europian.​

Të fundit