Flash News

KRYESORE

Basha takon Bylykbashin dhe Vasilin para mbledhjes së Këshillit Politik, zbardhet qëndrimi i opozitës për listat dhe koalicionet

Basha takon Bylykbashin dhe Vasilin para mbledhjes së Këshillit

Pak orë para nisjes së mbledhjes së Këshillit Politik, lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha pritet të takohet në selinë blu me dy përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin, ku pritet t'iu japë porositë e fundit për qëndrimin që do të mbajnë në mbledhjen e sotme.

Burime bëjnë me dije se opozita jashtëparlamentare do të rikthehet në tryezën e Këshillit Politik me kushtin e mosprekjes së formulës së koalicioneve parazgjedhore, ndërsa, sa i takon mënyrës së hapjes së listave, 2/3 apo 100%, opozitarët janë të gatshëm për arritjen e një dakortësie me mazhorancës parlamentare.

Mbledhja e Këshillit Politik pritet të nisë në orën 18:00 të pasdites.

 

Të fundit