Flash News

KRYESORE

Basha takon Hotin në Prishtinë: Vendimi im i parë si kryeministër, heqja e taksës në Rrugën e Kombit

Basha takon Hotin në Prishtinë: Vendimi im i parë si

Kryetari i PD, Lulzim Basha pas takimit me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti në Prishtinë deklaroi se pas zgjedhjes së tij si kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, vendimi i parë që do të ndërmarrë do të jetë heqja e taksës në Rrugën e Kombit.

“Ky është vendim i padrejtë që rëndon në ekonominë e Kosovës dhe Shqipërisë, ngadalëson shkëmbimin ekonomik dhe shanset për bashkërendim të faktorëve ekonomik mes dy vendeve tona”, tha Basha, i cili vlerësoi paketën mbështetëse që Kosova ka aplikuar për Rimëkëmbjen Ekonomike pas pandemisë COVID-19 të hartuar nga qeveria Hoti.

“Me paketën ekonomike që ju keni propozuar, ju e vendosni Kosovën në krye të vendeve të rajonit dhe përbën shembull edhe për Shqipërinë ku situata është po aq kritike. Vendimmarrja juaj dhe mënyra sesi do të bëhet zbatimi i kësaj pakoje përbën shembull edhe për Tiranën dhe për ne si opozitë”, tha Basha.

Të fundit