Flash News

KRYESORE

Basha takon ish kryeministrin kanadez: Diskutuam për zgjidhjen e krizës politike

Kryeministri kanadez Stephen Harper është takuar sot me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me të cilin ka diskutuar për krizën politike në vend.

Basha bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se ka diskutuar me Harper edhe për rrugëdaljen nga kjo krizë, e cila sipas tij zgjidhet përmes mbrojtes së standarteve të demokracisë dhe të shtetit ligjor.

“Nder dhe privilegj të takohem në Tiranë me mikun e çmuar Stephen Harper, Presidentin e International Demokrat Union , ish-kryeministër i Kanadasë dhe një ndër zërat më të spikatur të së djathtës në mbarë botën. Bashkë diskutuam për krizën e rëndë politike dhe kushtetuese ku është futur vendi si edhe për rrugëdaljen prej saj që duhet të kalojë përmes mbrojtes së standarteve të demokracisë dhe të shtetit ligjor. Si një ndër përkrahësit më të vyer të integrimit Euro-Atlantik të Shqipërisë, i shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e tij të vazhdueshme që Shqipëria të përmbushë standardet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës si garancia e vetme për integrimin tonë në BE. Partia Demokratike e Shqipërisë dhe unë e mirëpresim bashkëpunimin e mëtejshëm në kuadër të organizatës botërore të IPU që përfshin partitë e djathta dhe të qendrës së djathtë me seli në Munih, ku aderojmë prej vitesh”, shkruan Basha.

Të fundit