Flash News

KRYESORE

Basha takon komisionerin Hahn: Pavarësisht keqqeverisjes, shqiptarët meritojnë hapjen e negociatave

Basha takon komisionerin Hahn: Pavarësisht keqqeverisjes, shqiptarët

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim më komisionerin Johannes Hahn, të cilit i tha se BE duhet të hap negociatat, pasi shqiptarët aspirojnë për të qënë pjesë e BE dhe kanë përqafuar vlerat e europiane. 

Sipas Bashës, hapja e negociatave do të ofrojë një mekanizëm të fortë dhe të pavarur për monitorimin e nivelit të demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të cilësisë së qeverisjes në Shqipëri. 

Postimi i plotë:

I shpreha Komisionerit Hahn mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave dhe e nxita për të ndikuar për një rekomandim pozitiv nga Komisioni. Theksova se pavarësisht problemeve të keqqeverisjes në vend, shqiptarët aspirojnë për të qënë pjesë e BE dhe kanë përqafuar vlerat e BE. 

Opozita mendon se hapja e negociatave do të ofrojë një mekanizëm të fortë dhe të pavarur për monitorimin e nivelit të demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të cilësisë së qeverisjes në Shqipëri. 

E sigurova Komisionerin për vazhdimin e angazhimit pa kompromis të opozitës për luftën kundër krimit, kundër korrupsionit, zbatimit në mënyrë kushtetuese dhe të paanshme të reformës në drejtësi dhe plotësimin e kritereve të tjera për hapjen e negociatave. 

Gjithashtu theksova se ne jemi të vetëdijshem se vendet anëtare të BE kërkojnë prova dhe rezultate konkrete dhe PD do të luajë rol te rëndësishëm për arritjen e tyre.

Të fundit