Flash News

KRYESORE

Basha takon kryetarin e komunës së Preshevës: Asnjë pengesë e re mos të vendoset midis Shqipërisë dhe Kosovës

Basha takon kryetarin e komunës së Preshevës: Asnjë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot në selinë blu kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Në një prononcim për mediat pas takimit, Basha tha se u informua nga Bahtiri mbi zhvillimet në Mitrovicë dhe në Kosovë.

“E kam përgëzuar për punën e jashtëzakonshme që ka bërë, në veçanti në përparimin e përditshëm për largimin e barrierave që i ndajnë qytetarët e Mitrovicës dhe në investimet e përkushtimin e tij për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e shanceve për punësim në Mitrovicë dhe në veçanti për rininë”, tha Basha.

Gjithashtu, Basha u shpreh se gjatë takimit i shprehur vendosmërinë kreut të komunës së Mitrovicës vendosmërinë e Partisë Demokratike që asnjë pengesë e re mos të vendoset midis Shqipërisë dhe Kosovës, por të hiqen pengesat ekzistuese.

“Po kështu i kam shprehur vendosmërinë time dhe të Partisë Demokratike, për të bërë gjithçka që asnjë pengesë e re mos të vendoset midis Shqipërisë dhe Kosovës, por të hiqen pengesat ekzistuese. Të lehtësohet sa më shumë komunikimi dhe të lehtësohet sa më shumë kosto e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe pjesë e padiskutueshme e kësaj është përkushtimi i Partisë Demokratike që të mos ekzistojë asnjë taksë, asnjë tarifë shtesë për rrugën e Kombit. Jo më kot takimin e kemi bërë në prani edhe të kryetarit të bashkisë së Kukësit, zotit Shehu”, deklaroi Basha.

 

Të fundit