Flash News

KRYESORE

Basha takon në Tiranë zyrtarin e lartë të SHBA: Është simbol i luftës kundër krimit

Basha takon në Tiranë zyrtarin e lartë të SHBA:

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim në Tiranë me Rudy Giuliani, politikan me peshë të madhe në SHBA.

Giuliani ka mbajtur në të kaluarën detyra të larta në Prokurori dhe Basha e konsideron simbol modern të luftës kundër krimit.

“Sot në Tiranë, pata nderin dhe kënaqësinë të takoj Rudy Guliani, simboli modern i luftës kundër krimit. Giuliani është shembulli si integriteti personal dhe ndjenja e shërbimit publik, janë arma më e fortë kundër së keqes”, shprehet kreu i opozitës.

Rudy Giuliani ka qenë për dy mandate kryebashkiak i Nju Jorkut dhe ishte një prej personaliteteve që u përfol si kandidat i mundshëm për republikanët në zgjedhjet presidenciale. Gjithsesi, ai nuk garoi në zgjedhje por mbështeti Donald Trump.

Të fundit