Flash News

KRYESORE

Basha takon presidentin e sapo zgjedhur të PPE, Donald Tusk: Do luftojmë fort për të merituar hapjen e negociatave

Basha takon presidentin e sapo zgjedhur të PPE, Donald Tusk: Do

Kreu i PD, Lulzim Basha u takua me presidentin e sapo zgjedhur të PPE, Donald Tusk.

Sipas Bashës, me presidentin Tusk ka ndarë vendosmërinë për të luftuar për plotësimin e të gjitha detyrimeve që vendi ynë ka për hapjen e negociatave, dhe për të bindur me rezultate vendet skeptike, siç ka ndodhur për anëtarësimin në NATO dhe heqjen e vizave.

“Gjeta mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë e Presidentit Tusk për të na ndihmuar në këtë proces transformimi rrënjësor të vendit tonë, duke vendosur në Shqipëri standardet e Bashkimit Europian, zgjedhje të lira dhe të ndershme, funksionimin e shtetit ligjor, barazinë para ligjit, luftën kundër korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe zhvillimin ekonomik.

Presidenti Tusk theksoi se në një betejë politike, e vërteta dhe vendosmëria do të triumfojnë kundër lajmeve të rreme, manipulimeve dhe urrejtjes, ndërsa shprehu angazhimin për ta ndihmuar Shqipërinë të thotë të vërtetat e saj larg propagandës. Presidenti i PPE, mirëpriti ftesën time për të vizituar së shpejti vendin tonë”, shkruan Basha.

Të fundit