Flash News

KRYESORE

Basha takon të rinjtë e Ballkanit, ka një premtim për brezin që po rritet në Partinë Demokratike

Basha takon të rinjtë e Ballkanit, ka një premtim për brezin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim ditën e sotme me të rinjtë nga Ballkani. Basha shprehet i bindur se një brez i tillë do të çlirojë shoqëritë tona nga mentalitetet e vjetra si dhe do t’i sjellin integritet dhe vlera demokratike politikës.

Kreu demokrat u ka premtuar brezit të ri që po rritet në Partinë Demokratike se do të kenë mbështetjen e tij dhe të gjithë drejtuesve të PD-së në rrugën e tyre drejt politikës.

“Sot pata kënaqësinë të përshendes akademinë e lidershipit të organizuar nga Instituti Republikan Amerikan (IRI) me të rinj nga Ballkani, e cila po zhvillohet prej katër ditësh në Durrës. Një brez të rinjsh me mendje të hapur dhe vlera perëndimore po rritet në Ballkan. Ata do t’i çlirojnë shoqëritë tona nga mentalitetet e qasjet e vjetra, do t’i sjellin integritet dhe vlera demokratike politikës.

Një brez i tillë po rritet edhe në Partinë Demokratike. Ata do të kenë mbështetjen time dhe të gjithë drejtuesve të PD-së në rrugën e tyre drejt politikës. Jam i bindur se ata do të na bëjnë shpejt krenarë të gjithëve.

Jam i lumtur që IRI do të vazhdojë të mbështesë demokracinë shqiptare dhe Partinë Demokratike në veçanti, duke përcjellë vlerat amerikane të lirisë dhe demokracisë dhe vlerat e djathta të Partisë Republikane amerikane në veçanti.”, shprehet kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Të fundit