Flash News

KRYESORE

Basha: Të enjten në parlament, fytyrat, emrat dhe gjendja e familjeve që u hoqën nga ndihma ekonomike

Basha: Të enjten në parlament, fytyrat, emrat dhe gjendja e familjeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar se seanca parlamentare e ditës së enjte do të jetë një seancë e veçantë.

Basha tha se të enjten nuk do të bëhet një bilanc i gjashtë mujorit të qeverisë, të cilit, sipas tij Rama i trembet, por do të jetë dita ku në sallën e Kuvendit do të fytyrat, emrat dhe gjendja e mijëra familjeve që janë hequr nga ndihma ekonomike.

“Dita e enjte do të jetë një ditë e veçantë, nuk do të jetë një ditë e bilancit gjashtë mujor, të cilit i trembet Edi Rama dhe që e shpenzon me fushatat anti-opozitare por do të jetë dita e sjelljes në sallën e parlamentit të fytyrave, emrave, gjendjes së qindra apo mijëra familjarëve që ne kemi takuar gjatë këtyre dy javëve të cilave u është hequr buka e fëmijëve”, u shpreh Basha.

Kreu i PD tha se do të kërkohet rikthimi i tyre në skemë, pasi paratë janë.

Të fundit