Flash News

KRYESORE

Basha tek Unaza e Re: Të prekur nga ‘tërmeti shtetëror’ po ndihmojnë me zemër të prekurit nga tërmeti natyror

Basha tek Unaza e Re: Të prekur nga ‘tërmeti

Kryetari i Partisë Demokratike , Lulzim Basha, vizitoi familjet e prekura nga tërmeti të strehuara në Unazën e Re.

Janë rreth 100 banorë, mes të cilëve 30 fëmijë që janë vendosur pranë kësaj zone.

Pasi i vizitoi nga afër, Basha vlerësoi ndihmën e tyre në ditë të vështirë.

“Këtu po qëndrojnë afër rrënojave të një tërmeti tjetër, të një tërmeti të shkaktuar nga babëzia dhe korrupsioni dhe është domethënëse.

Nuk është e rastësishme që këta njerëz që e kanë vuajtur jo një ditë, siç e vuajtën familjet e goditura apo gjithë shqiptarët, por ditë për ditë traumën e fatkeqësisë, këta janë të parët që hapën zemrat, hapën shtëpitë e tyre, dhanë gjithçka po ndihmojnë të parët, për t’u qenë pranë njerëzve që sot kanë më shumë nevojë se kurrë për ndihmë”, u shpreh Basha.

Të fundit