Flash News

KRYESORE

Basha thërret aleatët në seli një orë para mbledhjes së Këshillit Politik; çfarë pritet të diskutohet

Basha thërret aleatët në seli një orë para mbledhjes

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur një mbledhje me aleatët rreth orës 16:00 në selinë blu. Nuk dihet saktësisht se çfarë do të diskutohen mes palëve, ndërsa takimi vjen në momentin kur situata politike është e tensionuar për shkak të paralajmërimit të mazhorancës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese me apo pa opozitën jashtëparlamentare.

Ky takim, po ashtu, zhvillohet një orë para mbledhjes së Këshillit Politik, të kërkuar nga vetë opozita e bashkuar mbrëmjen e djeshme, me qëllim diskutimin për ndryshimet kushtetuese.

Më herët gjatë ditës së sotme kryedemokrati Basha zhvilloi një takim dhe me presidentin Ilir Meta pikërisht për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit në Kuvend si dhe diskutimin e ndryshimeve kushtetuese në Këshillin Politik, ku Meta i kërkoi opozitës të vijojë dialogun në Këshill.

Të fundit