Flash News

KRYESORE

Basha thërret Kuvendin në dhjetor, debatet me dyer të mbyllura për zgjedhjet në PD

Basha thërret Kuvendin në dhjetor, debatet me dyer të mbyllura

Partia Demokratike do të mbledhë në 15 dhjetor Kuvendin Kombëtar të saj për të përmbyllur procesin e saj të organizimit dhe do të votohen anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Vendimi është marrë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha pas mbledhjeve të zhvilluara në kryesinë e PD.

Përmes një urdhri të brendshëm, Basha ka urdhëruar në këtë fundjavë në të gjithë vendin PD të zhvillojë zgjedhjet për kryetarët e degëve  në mënyrë që një muaj më pas secili prej të zgjedhurve të ketë të drejtë vote në Kuvendin e PD.

Sipas burimeve nga PD, pjesa më e madhe e të delegurave për procesin e ristrukturimit kanë depozituar në selinë blu propozimet për kryetarët e degëve, ndërsa ditën e shtunë dhe të diel do të zhvillohen zgjedhjet e brendshme. Pas zgjedhjeve të drejtuesve në seksione dhe grupseksione, përzgjedhja e drejtuesve të rinj që do t;i hapë rrugën krijimit të ekipit të ri të PD, e që do jenë në krah të Bashës për të kërkuar votat në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe ato parlamentare.

Debatet

Burime nga selia blu sqaron se gjatë mbledhjeve të zhvilluara kohët e fundit një pjesë e deputetëtve të PD janë shprehur kundër zhvillimit të këtij procesi përpara zgjedhjeve vendore.

Sekretari i përgjithshëm, Arben Ristani, deputetët ALdo Bumci, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, kanë folur për një efekt bumerang që mund të ketë një [proces të brendshëm zgjedhor në një kohë që vetëm 8 muaj më vonë do jenë zgjedhjet lokale. Ata kanë listuar rridqet për krijimin e pakënaqësive që mund të sjellin zgjedhjet e brendshme. Përballë këtyre zërave ishin Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Grdia Duma. Ata e kanë cilësuar të nevojshëm përfundimin e riorganizimit të brendshëm në PD për të dalë para shqiptarëve me një ekip të ri.

Marrë nga gazeta Panorama

http://www.panorama.com.al/

Të fundit