Flash News

KRYESORE

Basha thirrje për protestën e nesërme: Ka vend për secilin shqiptar që kërkon të jetojë me dinjitet

Basha thirrje për protestën e nesërme: Ka vend për secilin

Pasditen e stome, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli vetë në terren për t’i ftuar personalisht qytetarët që ti bashkohen protestës të së shtunës të thirrur nga opozita.

Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, Basha thotë se protesta e nesërme është protestë kombëtare dhe aty ka vend për secilin shqiptar që kërkon të jetojë me dinjitet dhe jo nën sundimin e krimit, korrupsionit, taksave të larta, izolimit nga Perëndimi.

“Protesta e nesërme është një protestë kombëtare. Aty ka vend për secilin shqiptar që kërkon te jetojë me dinjitet dhe jo nën sundimin e krimit, korrupsionit, taksave të larta, izolimit nga Perëndimi.

Nesër në orën 11.00! Të bashkohemi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit!”, shkruan Basha teksa e shoqëron postimin edhe me videon e prononcimit të mbajtur sot për mediat.

Të fundit