Flash News

KRYESORE

Basha thirrje popullit për protestën e nesërme: Rama, kosto të madhe përballjeje nëse e çon përpara “puçin” kushtetues! Nuk do ta pranojmë!

Basha thirrje popullit për protestën e nesërme: Rama, kosto

Kryetari i opozitës Lulzim Basha doli sot përpara mediave lidhur me protestën e nesërme që do të organizohet jashtë dhe brenda parlamentit, nga opozita dhe qytetarët, me rastin e zgjedhjes së kryeprokurorit të ri të përkohshëm.

“Do të kundërshtojmë me çdo fromë dhe mjet demokratik, puçin kushtetues që Edi Rama bën nesër. Interesi i tij është të shpëtojë Tahirin, që të shpëtojë lëkurën e tij, të ndihmojë narko-trafikantët që kanë rënë në rrjetën e krimeve të rënda apo të anti-mafias ndërkombëtare. Neër Rama ka dy qëllime, duke dhunuar kushtetutën të emërojë një prorkuror politik, në mënyrë që të asgjësojë dosjet e krimit dhe të korrupsionit, që lidhen me bashkëpunëtorët e tij dhe me atë vetë. Të bashkohemi për të treguar që ky vend ka opozitën në këmbë, ka qytetarët e lirë në këmbë, për të mbrojtur lirtitë thrmelore. Nëse Edi Rama e çon deri në fund pucin kushtetues, duhet të dijë se kostoja e përballjes do të jetë e madhe, për goditjen që do t’i japë stabilitetit në vend. Ne nuk do ta pranojmë asgjësimin e reformës në drejtësi dhe që shqiptarët mezi e presin. Nesër bashkohemi për këto qëllime të mëdha për të mbrojtur kushtetutën dhe drtejtësinë, reformën në drejtësi. Reagimi qytetart në këto 24 orë është i jashtëzakonshëm, ndaj i ftoj të gjithë ata që duan demokraci, reformë në drejtësi, të gjithë të bashkohemi para Kuvendit në 9 e 30, ku do të nisë protesta popullore jashtë kuvendit dhe protesta opozitare brenda tij” – deklaroi Basha.  

Të fundit