Flash News

KRYESORE

Basha thirrje qytetarëve dhe partnerëve: Kapja e Prokurorit nga Rama do të destabilizojë vendin

Basha thirrje qytetarëve dhe partnerëve: Kapja e Prokurorit nga Rama

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, pas mbledhjes me kryetarët e degëve, ka dalë në një konferecë për shtyp ku ka folur në lidhje me Prokurorin e Përgjithsëm të Përkohëshëm.

Ai u shpreh se zgjedhja e tij është një zgjedhej politike e cila shënon fundin e shetit të së drejtës në Shqipëri.

Basha deklaroi se Rama uzurpoi në mënyrë të dhunshme të drejtat që Kushtetuta i jep Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kreu i opozitës u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen në protestën që do të zhvillohet ditën e hënë para Parlamentit “Të hënën është detyrë e çdo qytetari që beson tek demokracia, që do të ndërtojë jetën në këtë vend dhe të mos shkojë refugjat, që do të jetojë me dinjitet dhe jo me lëmoshën e narkoqeverisë, të bashkohet me protestën tonë para parlamentit”, u shpreh ndër të tjera kryedemokrati.

Fjala e plotë e Lulzim Bashës:

Pas tre vjetësh përpjekje për reformën në drejtësi rezultati është ky:

 Të hënën do të emërohet një Prokuror i Përgjithshëm politik, pa veting, nga politikanë të korruptuar dhe të inkriminuar.

 Ky është fundi i Kushtetutës dhe i shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Edi Rama uzurpoi në mënyrë të dhunshme kompetencat që Kushtetuta ia jep Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Farsa që shqiptarët po shohin në Kuvendin e Shqipërisë është e paramenduar dhe e parapërgatitur me qëllim të caktuar.

Njerëzit e Edi Rames janë nen hetim: Saimir Tahiri nen hetim për trafik ndërkombëtar droge, Vangjush Dako nen hetim për lidhje me krimin e organizuar, Kompania e Qazim Sejdinit nen hetim për trafik droge.

Prokuror politik, që do të ketë vetëm një mision: të zhdukë të gjitha faktet që lidhin Edi Rama me drogën dhe krimin dhe të shpëtojë të gjithë kriminelët dhe qeveritarët e korruptuar që ekspozojnë Edi Ramën.

Kapja e Prokurorit është një akt që do të shkatërrojë drejtësinë në vend, do të shkatërrojë procesin politik demokratik dhe do të destabilizojë vendin. Shqipëria po sakrifikohet për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Edi Ramës dhe njerëzve të tij, dhe për të kënaqur etjen për pushtet dhe karrierë të patericave që e mbajnë Edi Ramën ende në këmbë.

Shpresoj se edhe partnerët tanë të kuptojnë shpejt një të vërtetë të madhe.  Arsyeja e rritjes së emigracionit të paligjshëm shqiptar dhe e krimit shqiptar në vendet e BE është politike: tolerimi dhe mbështetja që Edi Rama i ka bërë drogës dhe krimit, e cila ka forcuar krimin dhe i ka çuar shqiptarët në dëshpërimin për ta kërkuar të ardhmen diku tjetër. Emigracioni i paligjshëm dhe krimi nuk ndalen me masa teknike, por me zgjidhje politike: pastrimi i politikës nga krimi, që shqiptarëve t’u kthehet besimi tek vendi i tyre.

Të hënën është detyrë e çdo qytetari që beson tek demokracia, që do të ndërtojë jetën në këtë vend dhe të mos shkojë refugjat, që do të jetojë me dinjitet dhe jo me lëmoshën e narkoqeverisë, të bashkohet me protestën tonë para parlamentit.

Të hënën opozita parlamentare nuk do të lejojë të kthehet në fasadën e pushtetit të krimit, ndaj ftoj çdo qytetar që të mos qëndrojë spektator por ti bashkohet protestës tonë.

Të fundit