Flash News

KRYESORE

Basha thirrje qytetarëve: Mos i shikoni ngjyrat, të bashkohemi dhe ta kthejmë buxhetin në epitafin e Rilindjes

Basha thirrje qytetarëve: Mos i shikoni ngjyrat, të bashkohemi dhe ta

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe t’i harrojnë ngjyrat politike për të kundërshtuar buxhetin e miratuar nga qeveria dhe që sipas Bashës, po përgatit për të vjedhur gjithçka me ligj.

“Unë ju kërkoj sot ti harroni ngjyrat. Padyshim vij dhe flas sot këtu si kryetar i Partisë Demokratike me një alternativë të qartë për t’i rikthyer paratë në xhepat tuaj, por kjo nuk është më një betejë midis të djathtës dhe të majtës. Kjo është një betejë për ekzistencën apo jo të këtij vendi dhe të këtij populli kundër një grushti shushunjash që tani po përgatitet ta vjedh gjithçka edhe me ligj. Siç është ligji buxhetit dhe ta boshatis vendin”, tha Basha.

Kreu i demokratëve u ka bërë thirrje profesionistëve, intelektualëve dhe studentëve, që të bashkohen dhe së bashku me opozitën ta kthejnë buxhetin në epitafin e Rilindjes.

“Dhe kjo është arsyeja pse ka regjimin më arbitrar, më armiqësor ndaj shtresës së mesme, ndaj profesionistëve, ndaj mjekëve dhe inxhinierëve, ndaj avokatëve, ndaj ekonomistëve, i takson më mizorisht se në çdo vend tjetër për një arsye të vetme që t’ju ulë kokën e t’ju mbyllën gojën.

Dhe kam një thirrje për përfaqësuesit e kësaj shtrese, kuptojeni se kjo nuk është asnjë tjetër veç një lojë banditeske e Edi Ramës. Nuk ka nevojë ti rrisë taksat mbi ju që t’ju kontrollojë, që t’ju mbyllë gojën, që të mos reagoni, t’ju ndajë, t’ju përçajë.

Shtresa e mesme, intelektualët, profesionistët janë ata që duhet të ngrihen të parët së bashku me studentët. Edi Rama vazhdon të qëndrojnë në pushtet sepse na ka ndarë fije-fije ku secili shikon hallin e vet.

Le të bashkohemi të gjithë së bashku dhe ta kthejmë këtë buxhet në epitafin e merituar dhe gurin e varrit për organizatën kriminale të Rilindjes. Mos ta lejojmë të shkojë asnjë ditë më tutje grabitja e taksave tuaja”, theksoi Basha.

Të fundit