Flash News

KRYESORE

Basha thirrje qytetarëve: Nesër protestë para Kuvendit, e vetmja rrugë është ajo e përballjes

Basha thirrje qytetarëve: Nesër protestë para Kuvendit, e vetmja

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen nesër protestës që do të zhvillohet para parlamentit.

“Qytetarët të bashkohen masivisht para Kuvendit. E vetmja shpresë e kësaj bande është që të përçajë shqiptarët. Studentët na kanë dhënë një mësim të madh. Po të jemi bashkë mund ta mposhtim të keqen. I ftojë të gjithë që nesër të jemi të gjithë para Kuvendit në një protestë të madhe për çlirimin e vendit nga errësira dhe nga kjo e keqe”, u shpreh Basha nga zona e Unazës së re ku ju bashkua protestës së qytetarëve.

Kreu i demokratëve akuzoi sërish kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj për ndryshim të planit urbanistik në zonën e Astirit, për t’i hapur rrugë ndërtimit të kullave.

“Sot ju e keni parë se si plani urbanistik i Tiranës është ndryshuar nga Veliaj dhe është miratuar nga Edi Rama. Ndryshimi i këtij plani konsiston në ndryshimin rrjedhjes së Lumit të Lanës. Në fakt është një bandë që nuk ka asnjë qëllim për vendin përveç grabitjes.

60 milionë euro është afera Veliaj-Bego. Planin urbanistik kush e ndryshoi. 200 familje të nxirren në rrugë që të pastroheshin 60 milionë euro të drogës e krimit. Shteti ka rënë, gjykata Kushtetuese ka rënë, prokuroria ka rënë. E vetmja rrugë është ajo e përballjes. I’u bëj thirrje qytetarëve të bashkohen nesër me studentët masivisht para Kuvendit”, theksoi Basha.

Të fundit