Flash News

KRYESORE

Basha thirrje qytetarëve të Tiranës: Studentët po qëndrojnë jashtë në të ftohtë, t’u çojmë atyre mbulesa dhe ushqim

Basha thirrje qytetarëve të Tiranës: Studentët po

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u është drejtuar me një thirrje qytetarëve të Tiranës. Basha thotë se studentët që kanë vendosur në mes të të ftohtit të kalojnë natën jashtë në kushte të padurueshme, duhet që t’u çojmë atyre mbulesa dhe ushqim.

Kreu i demokratëve i ka ftuar të gjithë prindërit dhe qytetarët t’ju bashkohen protestës së tyre duke theksuar se është një protestë për dije, për dinjitet dhe për një të ardhme më të mira për ta.

“Dhjetëra studentë kanë vendosur të kalojnë natën para ndërtesës së Kryeministrisë në të ftohtë. Po ju drejtohem si prind qytetarēve të Tiranës: studentët që kanë vendosur në mes të të ftohtit të kalojnë natën jashtë në kushte të padurueshme. Mendoni si për fëmijët tuaj, sot duhet t’u çojmë atyre mbulesa dhe ushqim.

Ndërsa nesër ftoj të gjithë prindërit, qytetarët t’ju bashkohen protestës së tyre. Është protestë për dije, është protestë për dinjitet, është protestë për një të ardhme më të mira për ta. Tashmë ajo është edhe një protestë kundër arrogancës dhe shpërfilljes ekstreme të një qeverie që i ka braktisur me kohë njerëzit”, shkruan Basha në rrjetin social Facebook.

Të fundit