Flash News

KRYESORE

Basha thirrje socialistëve: Pastroni PS nga figurat e krimit, me këta njerëz nuk mund të diskutohet

Basha thirrje socialistëve: Pastroni PS nga figurat e krimit, me këta

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi se atje ku ka politikanë të inkriminuar dhe të pandëshkuar nuk mund të ketë drejtësi, nuk mund të ketë liri, nuk mund të ketë demokraci, nuk mund të ketë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët.

Ai u bëri një thirrje njerëzve të ndershëm të Partisë Socialiste.

”Të bëjnë presion për pastrimin e partisë së tyre nga ndikimi i krimit dhe figurat e krimit. Mbi të gjitha, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ndershëm që të ushtrojnë gjithë presionin e tyre për të pastruar politikën nga kanceri i krimit që ka kapur qeverisjen dhe po shtrin metastazat e tij në çdo fushë të vendit.

Pushteti juaj është shumë i madh dhe para tij nuk ka kriminel dhe politikan që mund t’i bëjë ballë.

Unë dhe e gjithë opozita jemi me ju në këtë betejë jetike për të ardhmen Evropiane të vendit.”, tha ai në konferencë për shtyp.

Kreu i PD shtoi se kriza lindi nga bashkëpunimi me krimin i PS nën drejtimin e Edi Ramës.

“Kriza ku jemi nuk është krizë që ka lindur nga shkaqe dhe procese politike. Ajo është krizë që ka lindur nga shkaqe kriminale dhe nga procesi kriminal i bashkëpunimit të qeverisë dhe Partisë Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës me krimin e organizuar.

Politikisht ajo që duhet të ndodhë, ajo që do të kishte ndodhur në çdo vend tjetër të rajonit e jo më të Evropës, është dorëheqja e Edi Ramës dhe largimi i të gjithë këtyre njerëzve nga cdo post shtetëror që mbajnë.

Me këtë ekip krim-politik të lirë dhë të paprekur dhe me këtë Kryeministër në detyrë, në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme dhe të lira.

Këto kushte janë tashmë përtej vullnetit tim dhe vullnetit të drejtuesve të opozitës: ato janë kërkesë e shqiptarëve.”, tha Basha.

Të fundit