Flash News

KRYESORE

Basha thirrje urgjente për testime: Çdo vonesë jo vetëm fsheh të vërtetën por do të na kushtojë shumë shtrenjtë

Basha thirrje urgjente për testime: Çdo vonesë jo vetëm

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë sërish thirrje për qeverinë që të aplikohen më shumë testime tek qytetarët shqiptarë duke e parë këtë si të vetmen zgjidhje për shkëputjen e zinxhirit të transmetimit.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Basha kërkon urgjentisht të shtohet numri i testimeve duke thënë se çdo ditë e humbur do na kushtojë shtrenjtë dhe sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë të infektuar, aq më gjatë do të vazhdojë karantina dhe më shumë do të thellohet kriza ekonomike.

Postimi i plotë:

Transparenca dhe informacioni mbi gjendjen reale të infektimeve janë jetike për të ofruar garanci dhe siguri për stafet mjekësore dhe për të gjithë qytetarët.

Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.

Prandaj sa nuk është vonë i bëj thirrje qeverisë të shtojë urgjentisht numrin e testimeve dhe të bëjë publike gjithë kapacitetet tona laboratorike.

Çdo vonesë jo vetëm fsheh të vërtetën por do të na kushtojë shumë shtrenjtë!

Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë të infektuar, aq më gjatë do të vazhdojë karantina dhe më shumë do të thellohet kriza ekonomike.

Koha për të vepruar është TANI! Çdo ditë e humbur kushton jetë!

Të fundit